Sali Berisha nuk tërhiqet nga sulmet për ambasadorin e be, silvio gonzato. Ai dha dy arsye. E para ndahet me ambasadorin dhe BE, për barazine gjinore. Për ketë thote se i mban krahun Shba-ve.
“Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër, burrë, grua dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore.Në këto rrethana, PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji,”
E dyta, berisha ankohet se nuk i lejohet te flase ne parlament.
“Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.”
Por doktori të enjten në parlament foli më shumë nga kushdo tjetër, 7 herë në foltore dhe në total 45 minuta.
Duke nuhatur përjashtim deri në 2 muaj nga parlamenti, ai ka gjetur një zgjidhje popullire. Foltoren do e marrë me vete e do mbajë fjalime para qeverisë. Aty minutazhin mund ta caktojë vetë.
“Ne keto kushte i propozoj grupit parlamentar te PD, nje platforme parlamentare para godines se keshillit te ministrave, ku cdo deputet do te mund te flase. Sigurisht parlamentin nuk do e bojkotojme. Por tani, komunikimin ta kemi direkt me qytetaret”
Te dielen jane zgjedhjet e pjesshme lokale, por Berisha nuk e ka me mendjen tek te pavarurit. Pas nje fundjave me shi, ai do te duhet te rinise javen serish ne Tirane, po me shi.
“Tani, jam në prag të zgjedhjeve, por ti i di konsideratat e mia për regjimin. Një regjim që nuk pranon votën e lirë, është një regjim që duhet të rrëzohet sa më parë. Së shpejti, ju njoftojmë protestën e parë kombëtare”/abcnews.al


