“Berisha nuk ka më vend në politikë”/ Takimi në Napoli, Çupi: Aq pak njerëz, më mirë të shkonte të pinte një kafe

schedule13:36 - 24 Mars, 2025

schedule 13:36 - 24 Mars, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha nuk ka më vend në politikë, teksa në Naploli e pritën pak mbështetës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se thirrjet e Berishës ndaj diasporës, janë primitive.

“Po vijnë ditët e fundit të votimeve dhe diaspora ka potencial. Është një entuziazëm, për herë të parë votojnë njerëz nga diaspora. Edi Rama ishte ai që realizoi këtë gjë. Këta janë të detyruar të takojnë 5 veta, 7 veta, aq sa munden. Sa primitive ishte thirrja e Sali Berishës nga Napoli. Mendo sa primitive është. Do jetë ballkanike, do jetë mesdhetare, do jetë për një kohë të gjaytë. Nuk është vetëm vendi ynë që i mat me pjesëmarrje. Kaq pak njerëz që kishte në Napoli, po të kishte cipë, nuk do ishte i denjë të merrej me politikë. Vlora do ketë një gjë akoma më të fuqishme në favor të mazhorancës, Elbasani do ndryshojë, edhe Fieri. Është turp për Vlorën të ketë PD, është krim. PD e shkatërroi njeriun në Vlorë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!