“Berisha nuk e mund dot Ramën”, Mërtiri: Opozita është bërë qesharake

schedule17:21 - 7 Nëntor, 2023

schedule 17:21 - 7 Nëntor, 2023

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në një lidhje me Skype për “News Line”, se Sali Berisha nuk e mund dot kryeministrin Edi Rama, pasi ka një opozitë qesharake dhe radikale.

Ai kja theksuar se e vetmja gjë që kërkon të mund Berisha është SPAK dhe po monton këtë lloj aksioni politik, i cili po prodhon një lloj destabiliteti në parlament, në pamundësi për të prodhuar destabilitet në të gjithë vendin. Sipas Mërtirit, ai në këtë moment po ndihmon qeverinë, pasi sado problematike të jetë, po fiton legjitimitet.

“Për mua gjithçka që po ndodh nuk është absolutisht aksion opozitar, që ka të bëjë me arsyet për të cilat thuhet se po bëhet. Ky aksion opozitar, nuk bëhet për të dëmtuar, sulmuar apo për të nxjerrë në pah korrupsionin e Ramës. Nuk bëhet aq më pak për hallet e shqiptarëve apo gjë tjetër. Në kushtet ku ndodhet kjo opozitë, në kushtet ku ndodhet Sali Berisha, e ka të qartë që nuk e mund dot Ramën dhe as ka plan të mundet me Ramën. E vetmja gjë që kërkon të mund Sali Berisha është SPAK dhe po monton këtë lloj aksioni politik, i cili po prodhon një lloj destabiliteti në parlament, në pamundësi për të prodhuar destabilitet në të gjithë vendin, sepse tashmë duket se nuk ka më njerëz që i shkojnë nga pas, nuk mbledh dot më njerëz që i shkojnë nëpër sheshe. Atëherë, po provon molotovë në parlament sepse ka aq njerëz brenda në parlament për të bërë këtë zhurmë. Por në fakt me këtë ai nuk e dëmton fare Ramën, sepse ai me këtë lloj modeli të bërit opozitë rri 100 vjet në pushtet. Ai e ndihmon Ramën me këtë opozitë radikale, qesharake, që kacavirret nëpër garde, nëpër ballkone, që hyn në parlament për të mos bërë asgjë, për të bërë zhurmë. Në këtë moment, ai ndihmon qeverisë, sepse përballë një opozite qesharake, qeveria sado problematike të jetë, fiton legjitimitet”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!