Berisha nuk e fsheh më: Gjin Gjoni është i imi!

schedule20:39 - 6 Prill, 2024

schedule 20:39 - 6 Prill, 2024

LEZHË- Nuk ishte e papritur, por të shtunën u bë fakt. Ish-gjyqtari i Gjykatës se Lartë Gjin Gjoni, tashmë është zyrtarisht drejtues i lartë i foltores së Sali Berishës. Në një votim që nuk la dyshime për rezultatin, me 604 vota pro tij nga 1053 votues, Gjin Gjoni është zgjedhur drejtues i rithemelimit për qarkun e Lezhës.

Në një votim që nuk la dyshime për rezultatin, Gjin Gjoni është zgjedhur drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës.

Që dikush t’i futet politikës, nuk ka asgjë të keqe, sidomos në rastin e zotit Gjoni, i cili nuk është me gjyqtar, pasi ai refuzoi vettingun dhe dha dorëheqjen. Por pikërisht këtu qëndron pika e diskutueshme, jo për të, por për Sali Berishën.

Ish-kryeministri ishte dhe është një nga kundërshtarët me të ashpër të reformës në drejtësi. Ai i ka mbrojtur gjithmonë gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, dhe ka akuzuar palën tjetër se po fut njerëzit dhe influencën e vet në sistemin e drejtësisë. Por tashmë morali i kësaj akuze ka rënë.

Reforma në drejtësi po jep dhe rezultate indirekte si rasti i Gjin Gjonit, të cilin Berisha edhe formalisht e mori në gjirin e tij, pasi e fshehu për dekada rresht në sistemin gjyqësor, aty ku gjoni mori disa vendime që i shërbyen shumë Sali Berishës dhe pushtetit të tij politik. Tani mund të rrinë bashkë, pa pasur më frikë.

Njerëzit e kishin marrë me mend, por tani është zyrtare; gjithë ish gjyqtaret që vettingu i nxori jashtë sistemit, mund të strehohen te ballkoni i Sali Berishës./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!