“Berisha nuk e fitoi vulën e PD”, Avokati Beqiri: Kërkon të zvarrisë procesin ndaj tij, nuk ka konflikt interesi me gjyqtaren Irena Gjoka

schedule23:37 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 23:37 - 27 Dhjetor, 2023

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka fituar vulën e Partisë Demokratike, edhe pse këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjykata e Lartë ka kërkuar që Gjykata e Apelit ta shqyrtojë çështjen me themel, pasi kjo gjykate nuk i është përgjigjur të gjitha kërkesave. Sipas Beqirit, vula do t’i takojë Lulzim Bashës, pasi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili vendosi në favor të Berishës, nuk ekziston më.

Në lidhje me procesin ndaj ish kryeministrit, avokati shtoi se ai po përpiqet të zvarrisë procesin dhe shtoi se nuk ka konflikt interesi me gjyqtaren Irena Gjoka.

“Në fakt, dëgjova edhe disa kolegë të mi, avokatë, por edhe juristë, dëgjova edhe politikanë si e interpretojnë këtë vendim. Duhet ta kuptojnë njerëzit. Gjykata e Lartë nuk është gjykatë që shqyrton si më parë, para se të bëheshin ndryshime në kodin e procedurës penale. Më parë shqyrtonte në themel çështjen, bënte edhe vetë vlerësime, bënte edhe një farë hetimi vetë çështjes, tani Gjykata e Lartë shikon vetëm ligjshmërinë e procesit. Komstatoi faktin që Gjykata e Apelit kishte marrë ankimin nga partia e Bashës, thoshte që vendimi i Zhukrit është i paligjshëm. Gjykata e Apelit e shqyrtoi këtë çështje, pasi ftoi Foltoren dhe Bashën. Tha, çështja të kthehet dhe të gjykohet nga e para, në Shkallën e Parë. E pranoi ankimin e Bashës, e hodhi poshtë Foltoren, Gjykata e Apelit, hodhi poshtë vendimin e Zhukrit. Gjykata e Lartë konstatoi që Gjykata e Apelit nuk i kishte dhënë përgjigje të gjitha kërkesave që shtronte partia e Bashës. Nuk arsyetonte Gjykata e Apelit asnjë nga kërkesat që thoshte, por në mënyre apriori ia linte në derë Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e Apelit kishte marrë dhe arsyetonte çështje të tjera që Basha dhe Foltorja nuk i kishin shtruar.

Gjykata e Lartë i thote Apelit, merre çështjen, shqyrtoje, je ti kompetente. Duke e kthyer çështjen , t’i shqyrtoje në themel. Për këto, ata që thonë që iu hoq vula, nuk e fitoi vulen, s’ka fituar asgjë, me këtë vendim, vula është 100% e Bashës, sepse, vendimi i Zhukrit nuk ekziston më, Gjykata e Apelit do e shqyrtojë çështjen në themel, shanset për ta fituar e ka partia zyrtare, sido që të vijë puna, e ka të veshtirë të provojë ligjshmerine e procesit që bëri Foltorja në stadium. E vetmja gjë që i ka ngelur Foltores, është të krijoje parti të re, ose te futet te shpk e Ilir Metës.

Po mundohen të gjejnë artificie të tilla procedurale, edhe për njerëzit që nuk e kanë nivelin e duhur juridik, thonë që mbrojtja e Berishës është e kualifikuar. Nuk kanë çfarë të kërkojnë kohë, duan ta zvarrisin procesin. Faktikisht, do ballafaqohen me drejtesinë. Nuk është në konflikt interesi, kjo është qesharake. Ky njeri që e hoqi, e vuri prapë. Nuk ka konflikt interesi në institucionet e shtetit. Nuk kanë respekt për kushtetutën e këtij vendi, kemi të bëjmë me vandalë, janë të pandreqshëm, janë kriminelë gjakftohtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!