Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha niset të protestojë/ Ibsen Elezi: Nuk ka frymë, demokratët e kanë braktisur në katër anët e Shqipërisë

schedule17:32 - 8 Shkurt, 2025

schedule 17:32 - 8 Shkurt, 2025

TIRANË- Partia Demokratike ka ftuar simpatizantët e saj për të protestuar para kryeministrisë, por pjesëmarrja e tyre duket shumë e vakët.

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në “Breaking News” në ABC News, theksoi se Berisha po proteston për të treguar se ai është opozita, por pjesëmarrja e ulët theksoi ai është mesazh se nuk ka frymë bashkimi.

Sipas tij, demokratët e kanë kuptuar dhe nuk pranojnë të përdoren për interesa të ngushta të disa personave në parti.

Ai theksoi se demokratët nuk kanë besim dhe e kanë braktisur në katër anët e vendit.

“Arsyeja pse proteston është se do të tregojë se ai është opozita. Nuk ka motivim të demokratëve për të marrë pjesë në protesta, sepse ti mund të tallesh njëherë, dy apo tre, por nuk mund të tallesh në vazhdimësi. Kur ti e shikon se nuk ka frymë dhe ti e sheh se njerëzit nuk mblidhen, të dalësh dhe të demonstrosh veten se je kaq i dobët, kjo është gabim dhe në strategji.E kanë braktis në katër anët e Shqipërisë, dhe kjo është arsyeja se pse është kjo pjesëmarrje.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!