“Berisha”, nis sekuestrimi i pronave, Daci: Çfarë ndodh me personat e tretë që kanë investuar

schedule17:39 - 23 Tetor, 2023

schedule 17:39 - 23 Tetor, 2023

 

Juristi, Jordan Daci, i ftuar në “Newsline”, teksa foli për lëvizjen e fundit të SPAK, në familjen Berisha dhe nisjen e sekuestrimit të pronave të tyre, foli edhe për personat e tretë që kanë investuar në këto prona.

Juristi dha se ky është rast brenda procedurës së procedimit penal, që do të thotë se është një sekuestro që parandalon lëvizjet të tjera që mund të bëhen, në mënyrë që shteti në fund të ketë mundësinë të përvetësojë këto prona, por personat e tretë nuk kanë lidhje, ata do të vazhdojë të mbajnë pasuritë e tyre dhe nuk mund të cënohen.

“Nuk është rasti i parë e sekuestrimit, është rast renda procedurës së procedimit penal. Që do të thotë që është sekuestro që parandalon lëvizjet që mund të bëhen në mënyrë që shteti në fund të ketë mundësinë ta përvetësojë.

Personat e tretë ata nuk e kanë ditur, për rrjedhojë ata do të vazhdojnë të mbajnë pasuritë dhe nuk mund të cënohen. Por vetëm pasuritë që janë  të këtyre personave do të mund të merren”, sqaroi Daci.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!