Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Nëse fitonim zgjedhjet s’do më shpallnin “non grata”, por unë jam njeriu i çudirave

schedule22:26 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:26 - 28 Dhjetor, 2021

Sali Berisha është i bindur se nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet në 25 Prill nuk do të ishte shpallur “non grata”.

“Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet ajo masë nuk do të ishte marrë. Vendimi u diktua nga lobimi i Ramës dhe Sorosit, kryesorë” tha ai.

Lideri historik e cilëson veten njeri të çudirave, referuar rikthimit në 2005 dhe shprehet se është gati për kabinetin “Berisha 3”.

“Një Sali Berishë i tretë do të ketë mirësitë e të parit dhe të dytit në një nivel shumë të avancuar.

Nëse duan shqiptarët. Kjo nuk është ambicie pushteti, është një thirrje. Jam njeriu që bën çudira.

Besoj në një kabinet të aftë për të zbatuar një axhendë ambicioze” deklaroi ai te syritv./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!