Berisha në SPAK/ Petraj: Fjalimi i tij, shkelje e ligjit. Prokurorët duhet të marrin masa

schedule23:39 - 24 Janar, 2024

schedule 23:39 - 24 Janar, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se me shumë gjasa, të enjten, gjykata do të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se fjalimi që Berisha mbajti pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) përbën vepër penale dhe shkelje të ligjit.

Ndër të tjera, Petraj shtoi se prokurorët duhet të marrin masa.

“Për qytetarët e thjeshtë, nëse nuk zbatohen vendimet e gjykatës, zbatohen ato që u zbatuan për zotin Berisha, nuk ka asnjë diferencim. Varet çfarë ka kërkuar prokurori, nëse ka kërkuar që të vazhdojë masa e arrestit shtëpiak, gjykata do ta lërë ashtu. Nesër nuk gjykohet pjesa e dosjes së masës së sigurisë, është bërë tjetër procedim penal për mosrespektim të vendimit të gjykatës. Të dalësh siç doli Berisha dje, më duket pak me humor. Kam përshtypjen që pjesa kur jep deklaratën, është pjesë sekrete, sepse të thonë që nuk duhet të shprehesh. Pjesa brenda, i kanë drejtuar dy ose tre pyetje, dhe pyetjet e tjera, mendoj se do të ketë thirrje të tjera në prokurori.

Jemi në fazën e hetimit paraprak, kjo është pjesa kryesore e një procesi hetimor. Veprimi që bëri dje, që foli, për mendimin tim, ai shkeli vendimin e gjykatës, prokurorët duhet të marrin masa. I është thënë që nuk duhet të komunikojë përveç familjarëve. Edhe nga ballkoni që flet, po ta shikosh, ai nuk u drejtohet dhe nuk u merr përgjigje, flet, duket si në ajër”, theksoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!