Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit te henen ne prokurorine e posaccme ne zbatim te mases detyrim paraqitje ne lidhje me dosjen partizani. Berisha edhe kete radhe leshoi akuza ne drejtim te spak si institucion qe perdoret politikisht, por deklaroi se pasi te vije ne pushtet do ta reformoje kete institucion. Per Berishen, spak duhet te kontrollohet dhe ne te njejten kohe prokuroret nuk mund te hetojne gjyqtaret.
“Nuk mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin ku çon dosjen.E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.Se kishte dosjen e Erion Veliajt.Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë… kush i merr vesh këto punë.Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fund.”
Ish-kryeministri Berisha pretendoi se spak po perdoret politikisht pasi nuk po nderhyn per te parandaluar krimet zgjedhore. Berisha lexoi edhe disa komunikime te zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc ku thuhet se njerez te krimit ne Elbasan kane ofruar mbeshtjen ne favor te Taulant Balles dhe ne kembim kane ketkuat prej tij goditjen e grupeve rivale.
“Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben”
Edhe kete te hene berisha shoqerohej ne ambientet jashte prokurotisr nga nje grup i vogel personash qe ishin thirrur ne mbeshtetje te tij.
Ne spak u paraqit të hënën, edhe deputetja Monika Kryemadhi ne zbatim te mases detyrim paraqitje te caktuar mbi hetimet mbi lobimin e partise levizja socialiste per integrim në SHBA dhe aferën CEZ-DIA
Pas daljes nga prokuroria Kryemadhi deklaroi se eshte ne pritje te zbardhjes se vendimit nga gjykata e larte qe nuk ndryshoi masen e sigurise dhe paralajmeroi se do i drejtohet gjykates se strasburgut.
Kryemadhi foli edhe per ish-presidentin Ilir Meta, qe po hetohet ne masen e arrestit ne burg per 3 akuza, kotrupsion pastrim parash e fshehje pasurie.
“Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve”/ abcnews.al