Juristja Brizida Gjikondi thotë se kreu i PD, Sali Berisha del në shesh për të protestuar, vetëm për hallin e tij.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha do të merret i pandehur për çështjen e 21 janarit.
“Berisha është në shesh për hallin e tij. Po e cënon patjetër. Me 21 janarin, e ka kryer pozicionin e të pandehurit, do merret i pandehur. Ai dhe familja e tij sponsorizojnë gjëra të tilla. Ai problemet të mëdha i ka në Shqipëri, nuk ka frymë. Ata që kanë dalë pas Berishës, janë si për qokë. Ai e ka problemin vetëm me SPAK. Do që të ketë imunitet politik.”, theksoi ajo./abcnews.al

