Në një takim me banorët e fshatit Cukë në Lushnje, ku prezantoi kandidatin Elton Bano, kryefjala e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte kryetari i PD, Lulzim Basha.
Berisha e akuzoi edhe njëherë Bashën si të marrë peng nga Edi Rama, duke i kujtuar sipas tij dosjet. Ish-kryeministri u kërkoi banorëve të mos votojnë për logon e PD, duke u thënë se është konfiskuar nga Basha me ndihëm e Ramës.
“Ai nuk është vetja e tij, por një peng i Edi Ramës. Le të marrim pak 2-3 gjera sepse këtu mund të ketë dhe kudo ka demokratë që thonë unë po qëndroj me logon. Logon e mori dhe e konfiskoi. Lulzim brava secili prej jush po të kishte deklaruar në një televizion atë që deklaroi ai në Kuvend për Toyota Auris o të ishit në qeli sepse u dekonspirua një operacion ndërkombëtar.
Prokuroria e akuzoi për dekonspirim të operacionit. Dosjen ia mbylli Edi Rama. E mbylli dhe e mori peng. Afera e portit. 800 metër katrorë u tha se i mori nj arab, ai avulloi dhe tani del që ia ka shitur një kompanie të tyre, Rama-Basha. Kjo është vjedhja më e madhe që mund të ndodhë në një vend.
Në selinë tuaj në 8 janar iu priti me3 gaz dhe helme. Ç’punë ka ky kandidati, Indriti që vjen dhe kërkon vota. Çdo votë për kandidatin e bravës, çdo votë për atë logo është humbje për PD dhe është ndihmë për krahun tjetër.
Një njeri që kalon nga humbja në humbje nuk mund të votohet. Pse ky njeri kalonte nga humbja në humbje sepse asnjëri nga ne nuk dinte këto historitë e tij në lidhjet me Ramën. Në 6 vetë vetëm një i besonte, pesë të tjerë demokratë nuk i besonin. Është lider i dobët thoni. Ky na çoi nga humbja në humbje. A ia vlen tani që ta humbasësh votën ti dhe të mos ia japësh PD. Lulzim brava është dhjetë herë më afër me pengmarrësin e tij sesa me ju”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al