Berisha në “burg”, Malltezi në shtëpi/ Nuk pranon kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit, mbetet në “arrest shtëpie”

schedule15:43 - 5 Mars, 2024

schedule 15:43 - 5 Mars, 2024

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha që kërkontë heqjen e masës detyrim paraqitje dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Avokatët e Berishës i kërkuan gjykatës së Lartë heqjen e masës të dhënë gjyqtarja Irena Gjoka tetorin e ndaj ish-kryeministrit që është marrë I dyshuar nga SPAK për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Prej 30 dhjetorit ish-kryeministri po mbahet i izoluar në banesë, pasi SPAK kërkoi ashpërsim të masës për shkak se Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të caktuar ndaj tij. Po kështu trupa e përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda e Sokol Binaj nuk pranuan rekursin e Prokurorisë së Posaçme që kërkonte rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga Apeli i Posaçëm një muaj nga prangosja nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Fillimisht gjykata e shkallës së parë me kërkesë të SPAK vendosi masën e arrestit në burg për Malltezin, por një muaj nga arrestimi Gjykata e Apelit e liroi duke e izoluar atë në banesë. Në të njëjtën kohë, gjykata refuzoi rekursin e avokatëve të Malltezit që kërkonin heqjen e masës arrest në burg të caktuar ndaj tij tetorin e kaluar si person i dyshuar për korrupsion e pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!