Ish-kryeministri Berisha shpjegoi në intervistën përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ABC, se qeveria nuk ka marrë masa për përballimin e pandemisë. Sipas tij, masa e parë që merret është përcaktimi i një shume parash që do të përdorët, por qeveria nuk e bëri këtë, ndërkohë që shpenzohen për zyra luksoze.
“Ka vendime për të vjedhur dhjetra milion dollar për inceneratorë, për të ndarë me klientelën qindra milion euro me ata pranë qeverisë. Ka vendime për 200 mijë euro shpejzime për zyrën e ndrikull Ballukut, por jo për pandeminë. Gjyshi i saj, anëtar i Byrose Politike nuk e shihte në ëndërr që të shpenzonte 50 000 dollar, kurse mbesa krenare shpenzon 200 000 euro për zyrën“, tha Berisha duke shtuar se ekzekutivi nuk ka marrë as masën minimale, siç është shtimi i kapaciteteve spitalore.
“Kjo është një rritje që nuk mund të imagjinohet. Vetëm në dy ditë, pardje dhe dje, Shipëria ka numëruar 1152 raste kundrejt 1137 rasteve që u numëruan nga data 8 mars deri në 31 maj të këtij viti. Në dhjetë ditët e fundit, me gjithë falsikimet e tmerrshme janë numëruar vdekje spitalore nga koronavirusi rreth dy herë më shumë se sa vdekjet që ndodhen nga data 8 mars deri në 31 maj.
Shqipëria ka gjithçka jashtë kontrollit sepse në rast se në muajt që kishte 13.7 raste ditore mobilizoi 450 shtretër, sot ka rritur me 0.2 për qind numrin e shtretërve spitalore në dispozicon.
Këto tregues dëshmojnë qartë dhe katercipërisht se situata është jashtë kontrollit“, tha ai. /abcnews.al

