Në studion e Abc News me Mirela Milorin, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në këto 6 vite ndërkombëtarët i kanë dhënë një mbështetje të pamerituar Edi Ramës.
Madje Berisha zbardhi bisedën me një zyrtar, të cilit preferoi të mos ia zbulojë emrin, i cili i kishte vajtur në zyrë dhe i kishte thënë se do takonte Ramën.
“Tani, para disa kohësh unë takoj një njeri që ka qenë në fuksione të larta. Do takonte Edi Ramën, dhe ishte që Shqipërisë ti hapen negociatat. ‘Unë do e takoj nesër dhe do më ankohet për Macron dhe unë do i them që ai ka 100% të drejtë’, më tha. E di cdo të thotë kjo që nuk ka shtet ligjor”, tha Bersha mes të tjerash.
INTERVISTA E PLOTË
Pjesë nga biseda në studio:
Berisha: Një thirrje do u bëj në këto 6 vite të një mbështetje publike për mua tërësisht të pamerirtuaar të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, shqiptarët këto 6 vite kanë patur një objektiv më madhorin dhe të themi të vërtetin jetik për ta, integrimin e tyre në BE. Nuk janë këta ambasadorët dhe deklaratat e tyre që kanë lënë Shqipërinë jashtë ambasadave. Në këtë drejtim një ambasadë është më përgjegjësja që përfaqëson BE këtu, nëse ju shihni të gjitha deklaratat e tyre ato janë për një vend që nuk ekziston në Shqipëri, por për një vend që ekziton në mendjne e sëmurë të Edi Ramës.
Dy gjëra do u them, një nga shkaqet nuk është e vërtetë që është vetëm Franca dhe unë i besoj 100% Macroin që ishin gjysma dhe mbi gjysma e vendeve nuk gënjen ai. I kanë kundërshtur shumë gjëra por këtë jo. Tani, para disa kohësh unë takoj një njeri që ka qenë në fuksione të larta. Do takonte Edi Ramën, dhe ishte që Shqipërisë ti hapen negociatat. “Unë do e takoj nesër dhe do më ankohet për Macron dhe unë do i them që ai ka 100% të drejtë, e di cdo të thotë kjo që nuk ka shtet ligjor.
Milori: Ka qenë Merkel që i ka dalë në mbrojtje Ramës.
Berisha: Ato janë gënjeshtra të Edi Ramës, por unë di të tjera që ka qenë e ashpër me Ramën. Është e vërtetë që në këtë shkatërrim të gjykatave guvernatorët kanë peshën e tyre. Një kryeministër i përgjegjshëm nuk i lejonte kurrë ata. Erdhën në zyrë dy ambasadorë dhe kërkuan të venë një nen në kushtetutë. Meqenë se këtë e refuzoi Basha morën, metodën e reformimit Top doën, të ndërtimit nga sipër. Unë nuk e pranoja vendin tim pa gjykata. Merkel i ka thën atij në sy dhe në prani të tjerëve por ky gënjen se nuk e miraton kush asgjësimin e shtetit ligjor.