Berisha me vulë, në grupin e PD/ Pas vendimit të Apelit shfuqizohet vendimi i Bashës për përjashtim

schedule15:08 - 15 Qershor, 2024

schedule 15:08 - 15 Qershor, 2024

Zyrtarizmi i Sali Berishës kryetar i Partisë Demokratike rrëzon vendimet e Lulzim Bashës, që e përjashtoi atë nga grupit dhe partia.

Në shtator të 2021, pasi SHBA e shpalli non grata Berishën, Basha kryetar i PD-së atëherë, me një vendim personal, vendosi ta largojë Berishën nga grupi i deputetëve demokratë.

Ky vendim është në fuqi ende në Kuvend dhe argumenti i krye-parlamentares Lindita Nikolla për kërkesat e përsëritura nga grupit, ishte se ai është përjashtuar me vendim partie dhe nuk bëhej pjesë me një kërkesë të grupit parlamentar demokrat.

Ndoshta Gazment Bardhi, si kryetar i grupit parlamentar demokrat, do të ketë një kërkesë të tretë për Nikollën, edhe pse janë edhe pak ditë që kur Kuvendi do të duhet të vendos për mandatin e Berishës.

Demokratët ndërkohë po vijojnë takimet në bazë, këtë të shtunë në Përmet. Gazment Bardhi nuk i ndahet Bashës, që të premten tha se do të vazhdojë betejën për vulën e PD-së, në Gjykatë të Lartë.

Bardhi: Mos besoni tek këto përralla me rekurs, janë demokratë, njësoj si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu.

Por numri 2 i PD-së, Flamur Noka përsërit ftesën për të gjithë për t’u bashkuar nën çatinë e Partisë Demokratike.

“Vëllezër motra ejani në shtëpinë tuaj  Asnjë nuk na ndan tashmë. Kthehuni të gjithë në shtëpinë tuaj, do të ndiheni në shtëpinë tuaj, aty e keni vendin, ju mirëpresim të gjithëve në diversitet, qoftë ne diversitet, ju mirëpresim edhe si fraksion.”, tha Flamur Noka.

Por ka demokratë të linjës së ashpër, që nuk e duan Bashën afër PD-së, siç është Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë.

“Ali-Basha nuk do të doja të vinte në PD. Ai ëhstë përgjegjës për situatën. Ky është vetëm mendimi im personal”, tha Belind Këlliçi.

Por në fund asgjë nuk duket të jetë në dorë të Bashës, por ndoshta as te Bardhit dhe Këlliçit. Noka është zëvendësuesi i Berishës në ballkon dhe mesa duket e tija do jete fjala e fundit.

/abcnews.al