Berisha me studentët e mjekësisë/ Kreu i PD bashkëbisedim në Tiranë

schedule11:38 - 25 Prill, 2025

schedule 11:38 - 25 Prill, 2025

Lideri i opozitës, Sali Berisha në vijim të turit të tij elektoral po zhvillon një takim me studentët e mjekësisë. Berisha tha se në 100 ditët e para do të vendoset minimumi jetik dhe se shteti nuk disponon një PET Scaner për të kryer ekzaminimet e nevojshme sepse mafia, armikja e bluzave të bardha ka kapluar sistemin.

“Në 100 ditët e para do të vendosim minimumin jetik 200 euro, kjo është vlera jashtë varfërisë ekstreme.

Për çdo student me bursë, për çdo fëmijë jetim ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria. Në vendet e BE, nuk ka varfëri ekstreme.

Ju e kuptoni më mirë se çdo të thotë minimum jetik, ku 21 për qind e fëmijëve nuk marrin dot tre vakte në ditë. Projekti i Shqipërisë Madhështore projekton transformim të Shqipërisë, së pari  nuk ka udhëtim drejt Europës me standarte më të ulëta të 65 viteve më parë të numrit të mjekëve për popullatë.

Shteti nuk disponon një PET Scaner, tre akseleratorët janë jashtë funskionit, sepse mafia armikja më e egër e bluzave të bardha dhe të sëmurëve nuk e lejon. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!