Kreu i LZHK, Dashamir Shehi beson se nëse opozita del me kandidatë të veçantë për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit mund t’i fitojë përsëri Edi Rama.
I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Shehi thotë se bashkimi i forcave mund të sjell fitoren. Sipas tij nëse opozita i shikon këto zgjedhje si garë mes vetes, atëherë fiton Rama. Shehi thekson se e vetmja mënyrë që të fitojë opozita është që të kenë kandidatë të përbashkët.
“Garën e kanë me Edi Ramën, duhen të vijnë te ideja ime, nëse e kanë me njëri-tjetrin le të rrinë te ideja e vet. Kjo që u them unë është elementare. Do ta shikojmë, nëse do bien dakord për të nxjerrë një kandidat gjykoj që e kemi me Edi Ramën. Nuk kam kontakt as nga Basha as nga Berisha.
Ne zgjedhje për parti këtu nuk kemi sepse janë zgjedhur njëherë. Nëse e kanë nisur të bëjnë garë me tregu sa marr unë e ti këtu nuk ka zgjedhje. Këtu është kokë më kokë. E vetja vlerë që do ketë është enjë nga brenda votuesve të opozitës do ketë një që do marrë 60% një 40% por bashkinë do e marrë Rama. E vetmja mënyrë për të fituar është që të ketë kokë më kokë një kandidat.
Vora historikisht ka qenë zonë e djathtë. Sipas mendimit tim, analizës që i bëj u në gjykoj që në të 6 zonat opozita mund të tentojë fitoren kur del me një kandidat të vetëm që do të ketë dhe funksionin që ky prodhon një lloj sinergjie. Nëse do të ndahen veç e veç jo vetëm që kandidati humb votat por edhe energjinë. Ata zotërinjtë që flasin nuk është se dinë më pak se unë. Kjo që po propozoj unë është elementare.
Unë u them hajde bëjmë një komision të gjithë palë. Durrësi ka 2-3 kandidatë të mrekullueshëm fare”, tha ai.
Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit do të mbahen në 6 mars. Në këto zgjedhjet ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe grupimi i Berishës, të cilët kanë deklaruar se do të kenë kandidatët e tyre. g.v/abcnews.al