Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha me Bashën vodhën 500 milionë euro për ‘Rrugën e Kombit’”, Avokati: Opozita kërkon të marrë pushtetin me një serb në krye

schedule23:33 - 11 Prill, 2026

schedule 23:33 - 11 Prill, 2026

Avokat Idajet Beqiri, i ftuar në ‘Orën e Fundit’ akuzoi opozitën se, sipas tij, shoqëron zhvillimet pozitive të vendit me dhunë, protesta dhe retorikë përçarëse, duke theksuar se qytetarët i kanë ndëshkuar këto qëndrime me votë.

Ai shtoi se kundërshtarët politikë merren me shpifje dhe intriga, ndërsa akuzoi për korrupsion në projekte të mëdha si Rruga e Kombit.

“Kur punët e Shqipërisë shkojnë mbarë dhe emri lartësohet, Berisha me bandën e tij kriminale e shoqërojnë me zhurmë, djegie, tollovi dhe protesta të dhunshme. Është një realitet që po e shohim të gjithë ne shqiptarët, kjo forcë politike që do të marrë pushtetin me një serb dhe “non grata” në krye, më të korruptuar dhe vrasës do të vijë në pushtet. Me këto akte kriminale që bën, në 11 maj kishte 300 mijë vota më pak, këtë radhë do ketë 500 mijë, sepse shqiptarët jetojnë këtu dhe shohin kush punon dhe kush është antishqiptar. Në zgjedhje ia kanë dhënë gjithmonë përgjigjen.



Kjo organizatë kriminale, me në krye Gaz Bardhin, formalisht merret vetëm me shpifje dhe intriga, krimet që kanë bërë vetë mendojnë se i bëjnë edhe të tjerët. Sali mendon që tenderat bëhen siç i bënte ai, pa garë. E tregoi shumë mirë këtë fakt Rruga e Kombit, që e trumbeton kaq shumë. Ajo rrugë do bëhej sepse ishte projektuar që në kohën e monizmit. E bëri sepse i nxirrte serbët në det dhe do bënte korrupsionin, ia nxori koston 1 miliard e ca dhe 500 milionë euro, i futi në xhepin e vet bashkë me Bashën.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!