Sali Berisha mes dy palëve, shqiptare dhe asaj greke, zgjedh të bëhet me këtë të fundit, në çdo rast.
Është fjala për darkën informale, e thirrur nga kryeministri grek Micotakis, të hënën në mbrëmje në Athinë, për të cilën insitucionet e vendit janë unifikuar në refuzimin e tyre.
I ftuar ishte Presidenti dhe jo qëllimisht kryeministri Rama, për shkak të tensionit për Belerin dhe reagimit të tij, më kërkesën që politika greke të respektojë ligjet dhe vendimet e vendit. Por Berisha sic duket nuk i jep të drejtë kryeministit të tij, por mbron pikëpirtësin e darkës greke, kryeministrin Kirakos Micotakis.
“Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane” thotë Berisha
Berisha nuk e fsheh aspak mbrojtjen e Greqisë dhe reagon thjeshtë si kundërshtar politik i Edi Ramës. Argumenti kundër vendit të tij, sigurisht që e mbron përmes atij që mbështeti për ta garuar në Himarë, Fredin Belerin, që është në burg për blerje votash, prej 12 majit.
“Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kodi Zgjedhor, e ligje të tjera të vendit të qytetarëve shqiptar në farsën elektorale më 14 maj në tërësi dhe rastin Beleri në veçanti” shton ish-kryeministri.
Si ish-President e gjykon dhe vendimin refuzues të kreut të shtetit. Berisha mendon se Begaj nuk ka shfaqur në këtë rast, interesat e qytetarëve dhe të politikës së vendit. Por deri më tani është i vetmi që reshtohet pro darkës greke në Athinë dhe kundër vendit të vet.
“Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit” shprehet ai.
Dhe kjo iu theksua nga radhët e demokratëve. Kreshnik Collaku, deputëeti i PD-së, anëtar në Komisionin e Jashtëm, e ironizoi Berishën duke e cilësuar atë cfarë ai thotë, vetëm një reagim inati.
“Rreshtimi në krah të një “ushtari të Vorio Epirit” duartrokitjet entuziaste deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues ne Shqiperi, vetëm për inat të Ed Rames është naiv. Demi që i bëhet Ramës është fare minor në raport me dëmin që i bëhet vendit, interesave shqiptare dhe të djathtës e opozitës, duke e futur nën sqetullën e vorio-epirizmit”, shkruan Collaku.
Per Sali Berishen, njeriun qe futi me doren e tij koleget e omonias se fredi belerit ne 1995, duke sjelle operacjonin fshesa ndaj shqiptareve te thjeshte ne greqi, dhe krizen me te forte me athinen, koherat kane ndryshuar. Era e re qe fryn mbi te nga Perendia e Eolit, eshte me e forte sesa mbrojtja e interesave kombetare, ne emer te te cilave ai burgosi fredi belerin ne vitet 90. Per fat, nderhyrja e tij pro athines, nuk ka asnje rendesi. Pesha e tij nderkombetare eshte thuajse drejt zeros, pas nderhyrjes amerikane. Dhe ketu nuk e ndihmon dot, as micotakis, e aq me pak fredi beleri nga qelite e burgut.