Basha përgjegjes për 21 janarin? Meta thotë po, Berisha thotë jo.
“Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.”
Por atëherë, kush po i fshihet 21 janarit?
“Se çfarë di Meta, atë e di Meta. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.”
Se çfarë kishte video e Dritan Priftit, e çfarë ndodhi më pas, e di vetëm Meta dhe Berisha por, e vërteta shpesh del kur mbaron romanca e shpallet divorci.
“Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, herën e dytë jo. Për ty doktor, bëj çdo gjë. Se të vinte Dritan Prifti të kërcënonte me videon e Shkëlzenit skam faj unë. A më the shih çfarë më ka bërë ky budallai im” ( 5 mars 2015)
Por tani në romancën opozitare, doktori e bëri një hap pas. Tha se si ai edhe Ilir Meta, për 21 janarin janë bashkë pa faj.
“Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me copy-paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Pra, ky ishte skenar i dhunës. Mua Ilir Meta më ka ardhur më 14-15 janar për të ofruar dorëheqjen, sepse më tha nuk shkoj si zv.kryeministër të hetohem, por si qytetar. Ishin standarde të tjera ato”
Sa për Bashën, doktori ka të drejtë. Ai ende dhe sot e ka kompleks te pranojë pavarësinë e tij në opozitë, jo më në qeveri.
Por sa për vete Berishën dhe djalin e tij, Meta ka premtuar se bën çdo gjë për doktorin, vetëm se kësaj radhe, nuk dihet çfarë do i falë, koalicionin e lirise, apo të burgut./abcnews.al

