Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masat e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi po heton në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
SPAK ka bërë të ditur se ish kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani.