Vendimi për masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha u shty për në datën 30 dhjetor, ora 12:00. Kjo për shkak se avokatët mbrojtës të tij kërkuan të njihen me regjistrimet audio dhe të procesverbaleve të seancave të fundit të zhvilluara në GJKKO dhe kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi pretendojnë se ka qenë e njëanshme ndaj kërkesave të tyre.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija tha në “Newsline” se prodecuralisht, vendimi nuk mund të shtyhet më.
Vija nënvizoi se një tjetër gjyqtare do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës për përjashtimin e Irena Gjokës. Nëse kërkesa e tyre do të rrëzohet, Gjyqtarja Irena Gjoka është e detyruar që të japë vendimin më 30 dhjetor.
“Sot në orën 15:00 gjyqtarja Irena Gjoka duhet të shpallte vendimin. Një kërkesë e avokatëve mbrojtës, ata pretendojnë për njëanshmëri të gjyqtares Irens Gjoka, për të gjitha kërkesat që kanë pasur. Avokatët kanë pretenduar se Irena Gjoka ka qenë e njëanshme gjatë dy seancave të fundit, ku nuk u ka pranuar asnjë kërkesë. Ata, paraditen e sotme i kanë dërguar gjykatës kërkesën me shkresë për të marrë CD që regjistrohen në Gjykatën e Posaçme dhe të gjitha procesverbalet. Kjo mundësi iu dha avokatëve ditën e sotme nga gjykata, iu vunë në dispozicion materialet. Kjo kërkesë është ndryshe, ata kërkuan përjashtimin e Irena Gjokës për konflikt interesi. Një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Posaçme, e ka rrëzuar këtë kërkesë. Kërkesa e dytë, sot, ata ende nuk e kanë depozituar, pritet që të depozitojnë kërkesën në sekretari, bashkangjitur dhe ato që i konsiderojnë prova, do të kërkojnë përjashtim për njëanshmëri.
Në fakt, procedurialisht nuk mund te shtyhet më. Një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Posaçme ka detyrimin të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Berishës, ata do t’i vënë në dispozicion regjistrimet audio dhe procesverbalet e seancës, do të pretendojnë njëanshmërinë e saj. Do të jetë në dorën e një tjetër gjyqtari. Nëse rrëzohet kërkesa, Irena Gjoka është e detyruar të shpallë vendimin më 30 dhjetor, në orën 12:00”, theksoi ai./abcnews.a