“Berisha marrëdhënie problematike me Rugovën”, Fatos Klosi: Pastroi nga SHIK dokumentet në interes të tij

schedule13:48 - 24 Maj, 2023

schedule 13:48 - 24 Maj, 2023

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi deklaroi në studion e ABC News se Sali Berisha ka patur gjithnjë një marrëdhënie problematike me Ibrahim Rugovën.

Klosi theksoi ndër të tjera se Berisha e ka përdorur patriotizmin si tezë se i duhej në Kosovë.

“Berisha ka qenë më i afërt me Bukoshin marrëdhëniet me Rugovën kanë qenë problematike. Ka qenë në anën negative të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Berisha e ka përdorur patriotizmin si tezë se i duhej në Kosovë. Opinioni i kosovarëve nuk është pa interes për Berishën. Ata e shohin në Tiranë një shpresë, opinioni i tyre ishte i rëndësishëm në Shqipëri. Por burrave të mëdhenj u shihen veprat, jo llafet. Ai ndryshe ka thënë ndryshe ka bërë me Kosovën. Dokumentet e CIA po dalin nga sekreti. Gjatë bashkëpunimit që kemi patur i kemi shkëmbyer opinionet, edhe ne kemi thënë mendimin tonë. Është histori e vjetër.”tha Klosi.

Kthyer në institucionin që ai drejtoi për disa vite, Klosi tha se si President Berisha ka pastruar prej andej dokumente në interes të tij apo miqve që zgjodhi të marrë asokohe në PD.

“Veprat tregojnë se Berisha nuk ka qenë dashamirës për Kosovën. Ka qenë në shërbim të serbëve, mbase s’them dot jo. SHIK është vartës i presidentit, atëherë Berisha ishte edhe president edhe kryeministër. Edhe për situatën që ishte në PD, Berisha e ka patur nën hyqëm Shërbimin Informativ. Ata që e njohin e thonë se arkivës i mungonin shumë gjëra. Shume dokumente dolën të tepërta, për mua ishte e gabuar, sepse dokumentet kanë vlera historike. Jam i sigurtë se Berisha hoqi pjesën që s’i interesonte atij dhe miqve të tij që mori në PD.” vijoi më tej Klosi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!