Një herë kundër Blinken, pastaj kundër britanikëve. Tani edhe kundër gjermanëve. Pas izolimit të tretë që i erdhi nga Krishbaun, Sali Berisha nuk e kurseu politikanin e lartë gjerman nga kërcenimet me gjyq.
“Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje”.
Nuk dihet sesi e ku do dorëzohet padia. Ajo që dihet është se padia ndaj Blinken në Paris, u kthye thjeshtë në një legjendë, ndërkohë që izolimi i Sali Berishës, pas vënies zyrtarisht nën akuzat për korrupsion, sa vjen dhe bëhet më i fortë./abcnews.al