TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sa herë që kryeministri Edi Rama zhvillon vizita pune në Bruksel me fokus integrimin, ai del në media dhe hedh baltë mbi imazhin e Shqipërisë, duke pohuar frazën se vendi nuk përmbush kushtet për anëtarësimi në BE.
Por pse ky qëndrim i përsëritur i Sali Berishës? Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Evropa dhe qytetërimi perëndimor ia ka marrë “veglat e torturës dhe mashtrimit” Sali Berishës dhe këtë fakt duhet ta dinë tha ai edhe mbështetësit apo simpatizantët e tij.
“Në Shqipëri është një kështjellë e ndërtuar, që është kujtesa kolektive. Këtë kështjellë as Berisha nuk e thyen dot.
Ajo është krijuar dhe e ka përjashtuar Berishën me të zezat e tij e ka përjashtuar prej vetvetes.
Përballë këtij budallallëku që shprehin këta njerëz, ka një sekret. E di çfarë u ka bërë Evropa këtyre, Evropa ua ka marrë veglat.
Kishin veglat që torturonin njerëzit dhe mashtronin njerëzit. Mjetet e tyre nuk funksionojnë më dhe kjo u duhet bërë e qartë qoftë edhe militantëve.
Nuk kanë punë me Evropën dhe me qytetërimin perëndimor”, tha ai./abcnews.al


