Mëkati është vërtet I madh.
Medon Berisha ishte për aq sa luajti njëri nga lojtarët më të mirë shqiptarë jashtë vendit, ndoshta më I miri duke pasur parasysh se luan në Serinë A, por paradoksalisht ende rrezikon ta humbasë Poloninë.
Ndërsa afrohet gjysmëfinalja e plej ofit të kombëtares shqiptare në Varshavë në 26 mars, lajmet nga Italia janë të tilla që të shqetësojnë pa masë.
Berisha nuk do të luajë aq këtë fundjavë, këtë të shtunë në orën 18:00, në ndeshjen që Leçe e tij do ta ketë në stadiumin “Maradona” të Napolit.
Këtë e raporton “La Gazeta delo Sport”, që shkruan se tashmë pritet që mesfushori 22-vjeçar të jetë pjesë e ekipit në javën e 30-të, pra atë pasardhëse, kur puljezët do të kenë një tjetër sfidë të vështirë, në 22 mars në stadiumin “Olimpiko” ndaj Romës.
Lojtari i Shqipërisë nuk e sheh fushën që nga 27 dhjetori kur mungoi për herë të parë për dëmtim në muskujt e këmbës, dhe bashkë me Napolin humb gjithsej 14 ndeshje.
Edhe nëse grumbullohet për sfidën e Serisë A kundër romanëve, sërish nuk dihet nëse do të ketë ndonjë minutë për të, ndërsa trajneri Silvinjo, stafi I tij dhe stafi mjekësor kuqezi do ta kontrollojnë me kujdes për të parë nëse mund të jetë I dobishëm.
Medon Berisha kishte shënuar dy gola e shërbyer 3 asistë në kampionatin italian në 13 duele, dhe tri herë ishte shpallur lojtari I ndeshjes.


