Berisha kthehet nën masë sigurie/ Avokati: Saliu futi mentalitetin e korrupsionit. Gazetari: Berisha i pandehuri kryesor i dosjes “Partizani”

schedule23:45 - 3 Janar, 2025

schedule 23:45 - 3 Janar, 2025

Avokati Romeo Kara në “Ora e Fundit” në ABC News foli për vendimin për detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë intervistës, ai theksoi se qëllimi i Berishës, është që të kthejë partinë e tij kundër drejtësisë.

“Të gjitha protestat e PD kanë qenë për Berishën, dhe qëllimi i Berishës dhe i gjithë diskursi i PD po shkon në mbrojtje të Berishës për të mos u ndëshkuar. Dhe kjo synon të mbajë peng drejtësinë”, u shpreh avokati.

Më tej avokati shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha i ka shkaktuar shumë dëme popullit, dhe se ka future mentalitetin e vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Ne tani si popull jemi mësuar ta shpërdorojmë ligjin. E keqa që ka bërë Berisha nuk është vetëm tek arka, por edhe te mentaliteti. A ka më fatkeqësi për një vend kur e pyet se çfarë do të bëhesh, ai thotë hajdut. Ne shkuan për në ekonominë e tregut dhe rrafshuam të gjithë bazën industriale…Të kthesh një popull ose të marrë arratinë ose të bëhet kriminel, këtë e bëri Berisha”, tha më tej avokati.

Nga ana e tij gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh: “Ata që janë përlyer dhe janë akuzuar do të shkojnë në SPAK të gjithë dhe të mos përdorin Berishën si mburojë. Në SPAK do të shkojnë të gjithë sepse janë përlyer në krim. Berisha akuzohet që ka vjedhur familjet tiranase në aferën Partizani”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!