Berisha: Krimi shqiptar është bërë i frikshëm për partnerët tanë, qytetarët ikin se nuk kanë siguri  

schedule19:03 - 7 Shtator, 2022

schedule 19:03 - 7 Shtator, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur një takim me ekspertë dhe gazetarë në lidhje me temën e sigurisë kombëtare. Berisha u shpreh kundër legalizimit të kanabisit në vend, ndërsa u ndal edhe tek ndërtimet e shumta dhe rritja e çmimit të apartamenteve.

Berisha tha gjithashtu se rendi dhe siguria janë viktimë e një politike të inkurajuar nga qeveria që ka raport të veçantë me krimin. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se shqiptarët largohen nga vendi, pasi nuk kanë siguri për pronën dhe jetën.

“Ishte gabimi më i madh që u bë me inkurajimin e kanabizimit të Shqipërisë. Do të jetë në interesin e çdo vendi që mendon të legalizojë kanabisin, të vijë të studiojë Shqipërinë dhe pasojat e saj. Droga është krim.

Nuk po merrem tek efektet shëndetësore se në mënyrë absolute përveç disa efekteve të pranuara, efekte të tjera pozitive nuk ka faktuar askush. Po merrem me atë që ajo bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi. Ku jemi ne sot.

Dy tregues do t’ju them: zëmë vendin e parë në Europë në treguesin e ndërtimit. Në çdo logjikë ekonomike, aty ku ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të jenë nga më të pranueshmet, jemi të tretët në Europë për çmimet më të larta në ndërtime. Ata që s’kanë, ata s’blejnë dot më apartamente. Vendi mbushet me kulla, por qytetarët shqiptarë nga kjo shohin vetëm mollën e ndaluar.

Kjo histori erdhi se Edi Rama zbaton një ideologji droge, të cilën e propagandon George Sorros. Ky multimiliarder, merr nisma në OKB bashkë me qeveritarë si puna e RFamës, për të ndaluar luftën kundër drogës. Në këtë kontekst, nuk mund të shpjegohet ndyrshe.

Ministri i parë i rendit i kësaj partie ishte skafisti Tahiri, ministri i dytë ishte përfaqësues i klanit Xhafa, ministri i tretë është Bledi Çuçi i cili mban këshilltar një nga arkitektët e kanabizimit të Shqipërisë.

Rendi dhe siguria janë viktimë. Nuk them se policia nuk ka probleme, por ato janë viktimë e një politike të inkurajuar, të zbatuar, dhe ndjekur nga një qeveri që ka një raport të veçantë me drogën dhe krimin.

Sot krimi godet kudo, por e vërteta është që sot ai lëviz.

Merrni tre lëvizjet e fundit, asnjë nuk vjen nga policia. Pasaporta e artë vjen nga Edi Rama. Ligji për amnistinë fiskale, mbështetja më e fuqishme, këtu falimentojnë çdo ditë biznese të ndershme, nga taksidar brutalë që shkojnë i gjobisin, kurse ai që i bën paratë me aktivitet kriminal, ai lejohet t’i sjellë. Kjo përbën problem edhe me vendet e tjera.

Krimi shqiptar është bërë i frikshëm për partnerët tanë. Presidenti i Francës e ka shprehur në mënyrë të përsëritur këtë. Veç kësaj, një nga tre faktorët më madhorë të largimit të shqiptarëve është pasiguria për pronën dhe jetën në këtë vend”, tha Berisha. /abcnews.al