TIRANË- Sali Berisha u shfaq konfuz sot para gazetarëve. Sipas tij, molotovët që plagosën një operator u hodhën nga policia.
Ndërsa përmendi katër snajperë që, sipas tij, qëlluan protestuesit, ish-kryeministri i vrasjeve në bulevard tentoi të krijonte 21 janarin e vet imagjinar, ku nuk ishte urdhërues, por viktimë.
Ndër viktimat përmendi edhe një biznesmen të familjes, i cili merr leje ndërtimi nga qeveria e Edi Ramës.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” theksoi se Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike si sekt për qëllimet e tij personale. Ai theksoi se hedhja e moltovëve ndaj policisë duhet konsideruar si një akt, që synonte vrasjen e trupës policore.
“Kryetari i PD po e kthen në sekt partinë. Po bëhet qesharak para qytetarëve. Del sot dhe prodhoi ngjarje të çuditshme. Në 21 janar prodhoi çadër, stilolaps. Dje është përdorur lëndë luftarake kundër trupës policore.
Molotovi, është lëndë luftarake, u përdor kundër njerëzve, u hodh aty ku ishin njerëz. Ky proces quhet tentativë për vrasje. Ky grup prej disa peronash është i orientuar, i këshilluar se si duhet të veprojnë. Berisha po tenton të vrasë qytetarët”, u shpreh Meçe.
“Berisha po i bën, sepse ndodhen në krizë tashmë, Ndodhet në dimrin e madhe të bojkotimit të të gjithë faktorit, si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj. Ai tenton të prodhoi skemë destabilizimi në Shqipëri”, tha ai.
Ai u shpreh se Berisha përmes akteve të tilla kërkon destabilizimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se autorët që hodhën molotovë drejt Policisë funksionojnë si një grup i strukturuar, i cili ka një “dirigjim” dhe drejtim nga lart.
“Misioni i Sali Berishës është destabilizimi i Shqipërisë. Sulmi ndaj policisë, ishte të vriteshin policë dhe të digjeshin policë. Berisha përmes vrajës kërkon të faktorizohet. Kryejnë akte që kanë për qëllim vrasjen dhe plagosjen e rëndë.
Këta njerëz klasifikohen si atentatorë. Duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen, sipas legjislacionit. Ata 21 personat kanë një kokë, kanë një dirigjim. Kemi një grup, i cili ka kryetar.”, tha ai./abcnews.al


