Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha krijon 21 Janarin e vet/ Kreu i PD: Molotovët, i hodhi policia

schedule15:11 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:11 - 11 Shkurt, 2026

Protesta europiane mbeti vetëm në mendjen e doktorit. Të mërkurën, Berisha u distancua nga dhuna e tij dhe shpalli një tjetër skenar, fiks si më 21 janar.

“Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Me snajpera, me plumba gome. Janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre”, tha Berisha.

Ndërsa ndërtonte skenarin, pati edhe një lapsus, ngatërroi shënjestrën e parë të snajperave. Vetëm personin, jo bindjen.



“Ilir Shtufi, jo Shtufi, Ilir Tufi, më falni Ilir Tushe, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë”, shtoi kreu i PD.

Në protestë prej molotovëve të doktorit u plagos një operator, nga një televizion i vetëshpallur kundër qeverisë. Në këtë rast, Berisha molotovin ia la policisë.

“Ndaj një operatori të News24 është hedhur mjet piroteknik. Sipas të gjithë të dhënave, që është hedhur nga ana e policisë drejt tij, kjo është e sigurt. Por cili ishte mjeti, mbetet për t’u verifikuar”, u shpreh më tej Berisha.

Sa për policët e plagosur, doktori ishte edhe më i sigurt. Kishte shkuar vetë tek trauma dhe ua kishte bërë vetë diagnozën. Sipas recetës së doktor Berishës, i kishin çuar kot.

Pra sipas këtij skenari, duket sikur policia po protestonte, kurse opozita ishte vetëm spektatore. Por doktorit më shumë se e vërteta, po i flet subkoshienca. Si në ngatërrimin e emrit të biznesmenit demokrat, ashtu dhe tek rastësia e gjakderdhjes, snajperave apo 4 shënjestrave në skenarin e tij imagjinar, me 4 të vrarët më 21 janar 15 vite më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!