Berisha këshillon Ahmetaj/ Shmang goditjen ndaj ish-ministrit: Fajtori Rama

schedule15:16 - 10 Korrik, 2023

schedule 15:16 - 10 Korrik, 2023

Ndërsa të gjithë ishin fokusuar tek Arben Ahmetaj dhe kërkesa për ta arrestuar, Sali Berisha doli për deklaratën e së hënës, me një deklaratë të gjatë, për ta goditur Taulant Ballën, që do të shkojë në zyrën e Ministrit të Brendshëm.

“Edi Rama duke emëruar në krye të rendit dorëzon në mënyrë prfundimtare rendin dhe sigurinë në duart e bandave dhe krimit të organizuar.”

Por gazetarët e detyruan të flas për Arben Ahmetajn, për të cilin më parë nuk është treguar i rezervuar në akuza. Por këtë herë shmangu goditjen për të dhe thotë se fajtor është Edi Rama. Dhe i bën thirrje Ahmetajt të flas dhe të tregojë të vërtetën.

“Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka”

Çeshtja e inceneratoreve u bë publike pas denoncimeve nga opozita dhe ka dominuar skenën politike në dy vitet e fundit. Edhe mes zërave se detajet e para rrodhën pikerisht nga njerëz të mazhorancës që kishin dijeni për çështjen.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!