Analisti Plator Nesturi tha se mazhoranca i ka mbyllur raportet me opozitën që në 11 maj dhe se Berisha kërkon vetëm të ruajë status quo-n për të mbajtur kryesinë e opozitës. Nesturi tha se Berisha nuk është non grata vetëm nga SHBA, por edhe nga të tjerë diplomat e kancelarë ndërkombëtar që refuzojnë të takojnë Berishën në takimet në Shqipëri.
“Nëse marrim keq opozitë, mazhoranca i ka mbyllur raportet që në 11 maj. Nuk mund të bëjë dot asgjë tjetër. Berisha kërkon vetëm të ruajë status quo-n që të jetë ende në krye të opozitës. Shikojmë që kemi të bëjmë me një kryetar opozite non grata jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri; këtu nuk e takon asnjë ambasador dhe zyrtarët e lartë të BE-së.
Nuk ka qasje në asnjë kancelari të vendeve europiane, takohen vetë Jorida Tabakun dhe Gaz Bardhin. Nëse në protestë i kujton se është ai kryetar, tregon sa e dobët është opozita. Që nga 11 maji, Berisha po lodh elektoratin, ka një skenar të fokusuar vetëm brenda imazhit.
Ja ka ndaluar vendosjen e flamujve amerikanë në protestë, dhe vetë ambasada e ka përmendur. Nga Kryeministria kalon në parlament për një ligj që e votuan dy ditë para dhe nuk njoftuan as elektoratin.” / abcnews.al /


