Berisha kërkon lirinë/ Më 27 dhjetor mbahet seanca në Kushtetuese për ish kryeministrin

schedule14:14 - 26 Nëntor, 2024

schedule 14:14 - 26 Nëntor, 2024

Më 27 dhjetor do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese, seanca për masën e “arrestit shtëpiak” për ish kryeministrin Sali Berisha.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 10:00.

Në shtator, Berisha u mor i pandehur nga SPAK dhe zyrtarisht iu komunikua akuza për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.

Për shkak se nuk respektoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha është në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit 2023./abcnews.al