Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha kërkon lirinë, caktohet data kur do të mbahet seanca në GJKKO

schedule11:12 - 28 Shkurt, 2024

schedule 11:12 - 28 Shkurt, 2024

Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë me 4 mars kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Avokatët mbrojtës pretendojnë se Berisha nuk ka kryer asnjë shkelje në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, ndërsa Berisha mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor.



Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion në lidhje me dosjen për ish kompleksin Partizani, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, që njësoj si Berisha po mbahet në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!