TIRANË- Pas vendimit të GJKKO, e cila i revokoi masën “arrest në shtëpi”, Sali Berisha të enjten shkoi në selinë e Partisë Demokratike. Në hyrje të selisë, ai bëri një deklaratë për mediat ku mes tjerash kërkoi prej Ramës të pranonte krijimin e qeverisë teknike.
Por sa forcë ka Berisha ti imponohet qeverisë socialiste, në kushte kur Berisha është “non grata” dhe në hetim nga GJKKO-ja për korrupsion për dosjen “Partizani”.
Kjo ishte një prek çështjeve, që u trajtua në emisionin “360 Gradë” me gazetarin Artur Zheji.
Avokatja Enida Bozheku tha se Rama me këtë opozitë që ka e fiton edhe mandatin e katërt. Ajo shtoi se nuk përmbushet asnjë kusht, që Shqipëria të shkojë në qeveri teknike
“Rama e fiton mandatin e katërt me këtë opozitë që ka, Po pse duhet ta japë? Cilat janë ata ngërçe teknike? Që të japësh qeveria teknike ka ca kushte. Mosbindja civile, që thërret Berisha, e përkthyer, ka element dhune”, tha Bozheku.
Polemisti Laert Vasili, duke ironizuar thirrjet e PD për mosbindje civile, u shpreh se qytetarët janë lodhur nga këto “revolucione”.
“Sot fillon revolucioni, u lodhëm me këto gjëra”, theksoi polemisti.
Më tej, gazetari Trashëgim Sokolaj u shpreh se opozita nuk është për mosbindje civile pasi përfaqësuesit e saj nuk janë gati të sakrifikojnë.
“Këta nuk janë gati për mosbindje civile, sepse nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë”, shtoi gazetari./abcnews.al