Analisti Martin Leka gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News tha se Sali Berisha është “një kartë e djegur” në politikën shqiptare. Sipas tij, pretendimet për rrëzimin e qeverisë janë “një tjetër përrallë e sajuar”.
“Vjosa Osmani mu duk si Elisa Spiropali i vogël. Që kishte ndenjur gjithë natën me një dekret. Politika duhet që të gjejë një konsensus. Procedura nuk thotë kushtetuta që duhet të fillojë, kur nuk marrin pjesë të gjithë deputetët, por ka momente për të interpretuar këtë nen, sepse deputetët në Parlament janë për të bërë ligje. Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese do të vendosë për të vënë në afat procesin.
Do të gjendet një konsensus. Berisha është një kartë e djegur. Rrëzimi i qeverisë, një tjetër përrallë e sajuar. Sali Berisha është i pari që ka futur në genet e demokracisë shqiptare vjedhjen e votës dhe deformimin e vullnetit të shqiptarëve.
Berisha në radhë të parë ka deformuar votën e militantëve dhe të demokratëve ne partinë e vet, për kryetarin e partisë. Berisha është i fundit që mund të flasë për vjedhjen e votës. Nuk ka asnjë protestë që mund t’i bëjë ‘fajde’ Berishës”, tha Leka.


