“Berisha ka qenë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu”, Klosi: Ja çfarë do i thoja nëse do e kisha përballë

schedule13:23 - 9 Nëntor, 2023

schedule 13:23 - 9 Nëntor, 2023

“Z.Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu” – kështu e komenton ish kreu i SHISH, Fatos Klosi situatën në të cilën ndodhet tashmë ish kryeministri Sali Berisha, nën hetim për korrupsion nga SPAK.

“Kisha dëgjuar jurist që thonin masa e SPAK për Berishën nuk hyn te ajo kategori që nuk e merr dot pa miratimin e parlamentit. Nuk ka nevojë për parlamentin.

Berisha ka gjëtur një argument qesharak duke thënë se nuk shkel kushtetutën, nëse do e kisha përballë do i thoja: Cilën kushtetutë, ti nuk e ke miratuar këtë kushteutë, tani që të duhet po e përdor.

Tani Berisha fshihet pas saj. Shko mor zotëri nuk ka rrugë tjetër. Të thotë kjo është e gënjeshtër kjo s’është provë. Jo kështu, ‘nuk e shkel dot kushtetutën’ nuk i ha më njeri këto. Z.Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu.” -u shpreh Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!