“Berisha ka një listë akuzash që shkojnë përtej kullave të ‘Partizanit’”, Minxhozi: Me këtë goditje SPAK i krijoi vetes një bonus

schedule20:54 - 30 Tetor, 2023

schedule 20:54 - 30 Tetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar në emisionin “Real Story” në ABC Neës se SPAK me goditjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i krijoi vetes një bonues. Ai ka theksuar se Berisha ka një listë akuzash që shkojnë përtej kullave të ‘Partizanit’.

Sipas Minxhozit, goditja e Berishës ka ardhur mbas 11 goditjesh që ka dhënë majtas.

“Këtu ka dhe një situatë me SPAK, e cila pas marrjes në hetim të Berishës, paraqitet krejtësisht e re. me goditjen e Berishës SPAK i krijoi vetes një bonus të mundshëm, nëse mund ta quajmë të tillë. Krijoi idenë që pasi unë godita njeriun më të fuqishëm të tranzicionit shqiptar, të gjithë të tjerët vlejnë më pak se ai.

E para, SPAK-u vepron dhe punon në ambientin shqiptar. E dyta, goditja e Sali Berishës ka ardhur mbas 11 goditjesh që ka dhënë majtas. Që do të thotë, unë nuk e shoh as të sforcuar dhe as të vonuar. Pra, taktikisht, e shoh pjesë të një kandari ose ekulibri të padukshëm që drejtësia po bën me inkriminim e politikanëve, por mos të harrojmë që ne dhe sidomos elita politike fillojnë dhe bëjnë lista, numërojnë, sa këtej dhe sa andej. Tani që SPAK goditi lart unë nuk e shoh si diçka negative. Ky zotëria që u godit, ka një listë akuzash potenciale mbi veten e vetë, e cila është shumë përtej atij blloku te klubi Partizani, megjithatë është gjetur kjo dhe po hetohet kjo. Edhe afera e klubit Partizani për mua është një goditje e lartë që ka bërë SPAK”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!