Për analistin Artur Zheji, Sali Berisha ka kohë që nuk është më lider politikë. Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se për ish-kryeministrin do të ishte një privatizim shumë i madh lirie nëse do i hiqnin të drejtën e komunikimit në rrjetin social Facebook.
“A jemi ne shtet që kufizojmë të drejtat e një personi që deri dje ka qene lider? Edhe Fatos Nano ka qene kryetar i Partisë Socialiste dhe në burg e mbajti Berisha. Janë dy personazhe të ndryshme, në dy subjekte kohore të ndryshme, por janë vendime të subjektit politik. Për mua Berisha ka kohë që nuk është më lider politikë. Në momentin që ai futet në burg, ka një moment mavijizimi, të cilat mund t’i ngrejë aksionet te një lloj elektorati besnik dhe e adhuron. Unë mendoj që do të ishte një privaticion shumë i madh lirie t’i heqësh të drejtën e komunikimit me Facebook. Unë nuk e di nëse kemi një ligj kaq modern që të përshkruajë të drejtën e komunikimit me Facebook”, tha Zheji./abcnews.al