Berisha ka frikë nga vettingu? Basha: Ka firmosur në 2018, të fillojë nga unë

schedule14:00 - 23 Tetor, 2021

schedule 14:00 - 23 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e paraardhësit të tij për vettingun e politikanëve. I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj nëse Berisha i druhet këtij vettingu, Basha tha se në 2018, ish-kryeministri ka firmosur që ky proces të kryhet.

“Duhet të themi edhe njëherë për njerëzit nisma jonë është e vitit 2018. Në atë vit i gjithë grupi i PD dhe e gjithë opozita e bashkuar kërkoi vettingun e politikanëve, depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës dhe të tjerëve në Kuvend amendamentet. Ky është fakti. Pas kësaj Edi Rama për të votuar procesin kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias. Komisioni solli një përgjigje që e kemi publikuar. Ne tani kemi marrë të njëjtin propozim të 2018 dhe kemi reflektuar të gjitha kërkesat e Venecias. Unë i qëndroj firmës time në 2018. Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim kjo është çështje e çdokujt tjetër. unë dhe grupi parlamentar i PD me kërkesën nuk bëjmë gjë tjetër veçse konfirmojmë atë që kemi kërkuar prej 2018. Kjo është e vërteta.

Lexo edhe:  Basha: Do i shkojmë deri në fund masakrës zgjedhore, komisionet për inceneratorët dhe Becchettin nuk pengohen dot 

Nuk ka asnjë tërheqje nga kjo. Ky është një akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti. Ju kam thënë dhe kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të kryhet sipas rekomandimeve nuk duhet të përjashtojë askënd.  Nëse vettingu im do të bëhet nga Gaz Bardhi dhe Grida Duma kuptohet si do jetë. Ne kërkojmë vetting, nuk kemi frikë nga asnjë kontroll dhe mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik, por po i them kjo nuk është ekspeditë ndëshkimore ndaj Edi Ranës dhe3 të tijëve ndonëse është e merituar.. prandaj kam thënë të fillojë nga unë i pari,” u shpreh Basha. g.v/abcnews.al