Basha: Do i shkojmë deri në fund masakrës zgjedhore, komisionet për inceneratorët dhe Becchettin nuk pengohen dot

schedule13:32 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:32 - 23 Tetor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do ia dalë që të sabotoje të tre Komisionet e kërkuara nga PD.

Basha së bashku me nënkryetarët, Grida Duma dhe Gazment Bardhi, edhe njëherë ka theksuar se opozita do i shkojë deri në fund masakrës zgjedhore dhe se nuk do të ketë kthim pas derisa të zbardhjet vjedhja e votave të qytetarëve shqiptarë.

Ndër të tjera Basha këtë të shtunë ka ndarë edhe një herë deklaratat e Ramës për çështjen e Becchetit, duke i theksuar se ato nuk do të ndalen për të hetuar deri në fund, dëmin financiar që i është shkaktuar shtetit.

Siç e keni parë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.

Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë”, ka thënë Basha./abcnews.al