Berisha jashtë Kuvendit/ Avokati: Nuk ka respektuar vendimet e gjykatave, ka shkelur arrestin disa herë

schedule18:25 - 23 Maj, 2024

schedule 18:25 - 23 Maj, 2024

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Sali Berishës kundër vendimeve të Gjykatave të Posaçme, që i refuzuan lejen për të marrë pjesë në Kuvend.

Avokati Romeo Kara i ftuar në “Special Report” në ABC News tha se ish-kryeministri Berisha nuk ka respektuar vendimet e gjykatave dhe se ka shkelur arrestin disa herë.

“Është e pritshme. Duke marrë parasysh që Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës. Është një gjendje e krijuar nga vetë ai.

Për mua e ka shkelur arrestin disa herë. Nuk është normale që të ligjërojë me megafon duke prishur qetësinë publike nga kati i shtatë. Mund të mos i digjet mandati, ha diskutim. E para se nuk është se nuk ka shkuar me vetëdije, dhe që nuk është dënuar. Kur nuk shkon në Parlament për më tepër se 6 muaj përjashtohet, jo kur nuk e lënë.”, tha ai.

Ndër të tjera avokati tha se deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk ruan dot pasurinë e tij nga SPAK, ndërsa e krahasoi atë me një histori.

“Sa këta persona janë në hetim. Ata guxuan dhe vajtën. Mirë që guxuan dhe vajtën, por edhe folën.  Ka qenë një person, Çim Daja i themi ne, jeton në Kanada dhe fliste për gjendjen që po binte Shqipëria. I humburi i fshatit quhet Nuni dhe e bënë kryeplak, pranoi por me kusht që çdo person që do ndërrojë jetë dua të pi një cigare. I treti bëri sikur vdes dhe Nuni i thotë ‘ik edhe ti zotëri’ kur të shkosh në atë botë thuaj ‘ka rënë fshati në dorën e Nunint’. Nuk mund të ruajë dot pasurinë e tij dhe kjo është pjesa që nuk e honeps dot. Ka ardhur nga ka ardhur dhe ka bërë pasuri.”, përfundoi ai.

/abcnews.al