Berisha “i sulet” reformës në drejtësi: Do ta rrëzojmë kur të jemi në pushtet, Dumani duhet burgosur

schedule15:18 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 15:18 - 20 Dhjetor, 2024

Ndonëse ka qenë mes 140 votave konsensuale që votoi reformën në drejtësi 8 vite më parë, Sali Berisha duket se po të mund të kthente kohën pas, nuk do e ngrinte kartonin jeshil.

I ndodhur përball kësaj drejtësie të re, që e ka marrë dhe të pandehur për korrupsion, Berisha nuk e fsheh se kërkon ta zhbëjë atë.

 “Këtë dokument dhe dokumente të tjera të Komisionit të Venecias, i cili ka ekspertizën më të mirë, më të arrirë në fushën e jurisprudencës, ne do i shndërrojmë në ligje themelore të reformës në drejtësi”

Si argument këtë herë herë i shërbeu një dokument i Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropiane, që në leximin e Berishës, rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

“Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.

Kur i duhet të flas me emra, Berisha nuk mendohet dy herë.

” Vetingu u bë për të kaluar nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët nuk hetojnë krimin elektoral, sic është Dumani.”

Javën e shkuar kreu i spak altin dumani u shpall kampion anti-korrupsioni nga amerikanët edhe për shkak të goditjes në nivele të larta. Për këtë, zv. Sekretari Amerikan i shtetit të enjten, në 5-vjetorin e spak, kërkoi që prokurorëve të SPAK tu lejohet të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Por Berisha jo vetëm që nuk e jep votën pro, por ka plan krejt të kundërt për Dumanin.

“Nuk i njoh të gjithë të SKAP, por ata që unë kam emrat e tyre, me në krye Dumanin, ata meritojnë vetëm burgun, dhe jo mandatin e 2 e të tretë”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!