Berisha i përgjigjet Bardhit: S’kemi para për sondazhe në gjithë Shqipërinë, tek Primaret nuk lëvizim

schedule22:17 - 31 Tetor, 2022

schedule 22:17 - 31 Tetor, 2022

Deputetët e  Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi i kanë propozuar grupit të Berishës 6 parimet për bashkëpunim mes demokratëve në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Mes pikave të propozuara është edhe zgjedhja e kandidatëve me “sistem pikëzimi”, që vjen 50% nga votat e anëtarësisë dhe 50% nga opinion që ka “X” emër te opinioni publik, dalë nga sondazhet.

Sali Berisha u shpreh se nuk është dakord që të zhvillohen sondazhe në gjithë vendin ose në 50% të zonave në vend të Primareve.

I ftuar në Euronews, Berisha bëri me dije se as paratë nuk dalin për të realizuar këtë.

Berisha: Tek primaret ne nuk lëvizim. Sepse “Primaret” janë ato që sjellin ndryshimin rrënjësor. Duhet të jetë milionere ajo forcë politike që të bëjë polle në gjithë Shqipërisë sepse nuk kemi para. Në qoftë se përcakton vota përcakton vota. Minimumi 1 milion euro. Urdhëro bëjmë polle aty ku mund të bëjmë, por “Primaret” duhet të respektohen. Nuk mund të them që një poll është i barasvlefshëm me votën se përndryshe nuk bëheshin zgjedhje pastaj. Mundet që Edi Paloka të ketë bërë propozimet e tij, por nuk mundet që polli të zëvendësojë votën. Unë jam i bindur që gjendet rruga. Po the unanimitet e bllokove. Këtu s’ka asgjë kundër tyre në thelb. Por ata mund të dalin edhe si fraksion edhe unë do i respektojë ata./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!