Berisha i pandehur për dosjen “Partizani”/ Gazetari zbulon detaje: Ja çfarë ka zbuluar Prokuroria e Posaçme

schedule20:31 - 25 Shtator, 2024

schedule 20:31 - 25 Shtator, 2024

TIRANË- Gazetari i ABC News, Ermal Vija, i ftuar në “Real Story”, foli për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit “Partizanit”, dosje kjo, e cila ka marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv, të kryer në bashkëpunim.

Duke përmendur disa pjesë nga dosja hetimore, gazetari renditi disa episode që Prokuroria e Posaçme përmend në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berishës.

“Të gjitha ato që evidenton prokuroria, janë pushimet, shpenzimet shëndetësore në drejtim të bashkëshortes së ish-kryeministrit dhe të Berishës. Sa i takon dy vilave, për të cilat evidentohet në dosje roli i një personi që punonte KKRT dhe ky person ka qenë arkitekt, i cili e ka ndihmuar Liri Berishën në ndërtimin e dy vilave në zonën e Farkës, një prej të cilave është vënë në dispozicion nga fondacioni i themeluar nga zonja Berisha. Janë një sërë elementesh, që SPAK i rendit në dosje, të cilat dyshohet se janë pjese korruptive që ka përfituar ish kryeministrit nëpërmjet Jamarbër Malltezit. Ky është pretendimi i Prokurorisë së Posaçme i shkruar në dosje”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!