Berisha “i pabindur”, Nazarko: Tenton të rikrijojë mitin e paprekshmërisë, po sfidon organet e reja të drejtësisë

schedule13:21 - 27 Tetor, 2023

schedule 13:21 - 27 Tetor, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se ish kryeministri Sali Berisha po tenton të rikrijojë mitin e paprekshmërisë, duke mos u paraqitur në Gjykatën e Posaçme, për akuzat ndaj tij për korrupsion pasiv dhe larje parash, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”.

Në një intervistë për ABC News, Nazarko u shpreh se Berisha po sfidon edhe organet e reja të drejtësisë, për të cilat, i dha votat edhe Partia Demokratike.

“Argumenti që përdor ai dhe jursistët e tij se është shkelje kushtetuese vendimi i gjykatës, është një argument që është i provueshëm vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Shkeljet kushtetuese provohen si të tilla vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Deri në momentin që nuk provohen si të tilla në Gjykatën Kushtetuese, ato janë detyrim ligjor. Zoti Berisha nuk ka zgjedhur këtë për të atakuar këtë vendim të Gjykatës së Posaçme në dëm të tij. Në pikëpamje politike, zoti Berisha përpiqet që ta rikrijojë atë mitin e pathyeshmërisë apo të paprekshmërisë së tij, duke tentuar të sfidojë edhe organet e reja të  drejtësisë që janë krijuar edhe me votat e partisë së tij, me 140 vota.

Pra, kjo është leximi, thjesht dhe vetëm i këtij akti, që është pjesë e një përpjekjeje të tij për të rikrijuar mitin e pathyeshmërisë, të paprekshmërisë apo të pacënueshmërisë së tij nga institucionet shtetërore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!