Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se kjo parti politike nuk prodhon shpresë dhe frymë, me Sali Berishën në krye të saj.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se bllokimi i rrugëve nuk quhet mosbindje civile.
Ndërsa gazetari Fatos Mahumtaj deklaroi se Berisha ka përçarë opozitën shqiptare.
Ibsen Elezi: Nuk ka mosbindje civile. Mosbindja civile është akt civil, mosbindje një urdhri qeverie, mase. Kjo mosbindje realizohet nga një numër i madh qytetarësh. Bllokimi i rrugëve nuk mund të quhet mosbindje civile. Këto janë aksione, një parti nëse nuk ka aksion politik, vdes. Kjo parti është e shkatërruar nga ana institucionale. Funksionon me urdhra. Kjo duket si diçka pa sens, pa logjikë. Në këtë moment, me parti të shpërbërë, Berisha nuk ka çfarë prodhon. Ai ka në dorë një parti të shthurur. Elektoralisht ka rënë kjo parti. Nuk prodhon shpresë, frymë.
Fatos Mahmutaj: Ai ka thyer rekordin e qëndrimit brenda. Gjimnastikë në kushtet e shtëpisë. Ai ka thyer rekordin e të bërit kështu, siç bën ai, të manipulimeve, mashtrimeve, të folurave nga ballkoni, të uljes në minimum të anëtarëve të PD. Ka thyer rekordin e përçarjes së opozitës shqiptare në 300 parti. Berisha, për mendimin tim, nëse do donte Edi Rama ta lironte, do ishte momenti i dihur. Sa lëmsh është bërë opoozita, Berisha mund ta bëjë diçka për ta mbledhur atë. Është shansi i fundit për të mbledhur opozitën. Edi Rama deri në 2070 aty është.