Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Berisha, i korruptuari më i madh që do të luftojë korrupsionin’/ Çupi: Kasap politik, ka përdorur votën e popullit si hanxhar ndaj tij

schedule18:40 - 1 Prill, 2025

schedule 18:40 - 1 Prill, 2025

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi tha për ‘Tirana Live’ se Berisha është një kasap politik i cili me votën e popullit e ka përdorur si hanxhar ndaj popullit. Më tej, analisti theksoi se ky person që është shpallur si më i korruptuari thotë se do luftojë korrupsionin.

“Janë 30 vjet nga të cilat 13 vjet ai ka vrarë shtetërisht, është një kasap politik dhe ka përdorur votën e popullit si hanxhar ndaj popullit. Ka vrarë mijëra vetë në ’97 dhe njerëzit nuk duhet ta harrojnë. Ky njeri mban histerin e miut dhe është i vogël dhe zvogëlohet sa një grusht dhe aq sa thotë marrëzira dhe thotë se do t’i vjedh programin Biblës dhe Kuranit.

Për këto arsye, këto e çojnë në një tragjizëm të pashoqë. Tani Berishën e drejta e popullit e ka mundur, krimi i tij dhe e vetja e ka vënë për poshtë. Berisha ndodhet në rrethin e nëntë të Dantës. Gazbardhi është i akuzuar për vrasje në emër të Berishës dhe Berisha do e kishte vrarë siç ka vrarë të tjerët. Me ne, po bëhen eksperimente dhe nuk janë bërë me asnjë prej vendeve të Lindjes. Njeriu që është i hetuar dhe i shpallur si i korruptuari më i madh thotë do luftojë kundër korrupsionit.”, tha ai. 



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!