TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i parë person që goditi procesin e primareve në selinë blu.
Kështu u shpreh Arben Meçe gjatë diskutimit në studion “360 gradë” në emisionin ABC News.
Sipas tij, Berisha i rrëzoi primaret sepse ky proces i doli nga kontrolli falë dhe pjesëmarrjes së lartë të anëtarëve të partisë në këtë proces.
“Është ai pikërisht vetë që i goditi primaret. I goditi sepse primaret i dolën nga kontrollit dhe historikisht Saliu ka punuar me tezën e primareve dhe gjithmonë i ka manipuluar primaret. Për herë të parë, falë masivitetit që patën primaret, i dolën jashtë kontrollit dhe fjala vjen i doli Dash Sula si personi më i votuar, që i kishte dalë jashtë parashikimeve Berishës, sepse nuk e kishte mbajtur nën kontroll”, tha ai.
Më tej, ai u shpreh se Sali Berisha nuk fiton zgjedhjet e 11 majit dhe po përgatit terrenin për të larguar nga partia të gjithë ata elementë, që mund t’i dalin kundër pas procesit.
“Sali Berisha e di se nuk i merr këto zgjedhje, por të gjitha lëvizjet që po bën tani po i bën jo për të marrë zgjedhjet por për të konsoliduar dhe mbërthyer mjaft mirë pushtetin e tij në këtë parti duke neutralizuar të gjitha ata elementë, që pas zgjedhjeve do të prodhojnë atë grupim që do ta rrëzojnë Sali Berishën dhe kjo është gjithë alternativa dhe e gjithë përpjekja që bën ai. Berisha zgjedhjet do t’i humbasë, do thotë i vodhën zgjedhjet, krimi organizuar etj”, tha Meçe./abcnews.al